MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Presidenti Stevo Pendarovski prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Të enjten, 23 shtator, shefi i shtetit do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 76-të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, e cila mbahet në temë “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës – rimëkëmbje nga Kovid-19, rimëkëmbje e qëndrueshëm, përgjigje e nevojave të planetit, respektim të të drejtave të njerëzve dhe revitalizimi i Kombeve të Bashkuara”. Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, Pendarovski është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh, si dhe takime dypalëshe me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle