MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Për Ballkan të Hapur si kryeministra kemi qëndrim ndryshe, por kjo nuk na pengon që të bashkëpunojmë sepse e kemi për obligim t’u shërbejmë qytetarëve tanë, ekonomisë, odave, institucioneve edhe atë e bëjmë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve që ai mendon se duhet si qëndrim të ketë Kosova për Ballkanin e Hapur. “Unë vetëm do të them se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ajo ndërton pikëpamjet e saj dhe ne i respektojmë ato pikëpamje. Si person, unë do të them se jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve, siç dëshmohet nga marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës”, tha Zaev.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle