MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ka disa vite që shtetet e tona zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunim të suksesshëm të udhëhequr nga parimet e mbështetjes dhe respektimit të ndërsjellë. Çdo avancim i marrëdhënieve ndërmjet fqinjëve, sjell stabilitet dhe prosperitet për të gjithë rajonin dhe pikërisht për këtë japim mbështetje të plotë për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga BE-ja dhe do të mbështesim zgjidhjen, e cila është e pranueshme për të dyja palët, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme të përbashkët për media me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi se takimi i sotëm mes të dyja qeverive është moment historik, për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe se i kanë mbuluar temat e nevojave të qytetarëve të të dyja shteteve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle