Shkup – Në organizim të Institutit për të drejta të njeriut sot do të mbahet konferencë përmbyllëse “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut: përvoja dhe perspektiva”. “Konferenca është e organizuar me qëllim të tregohen aktivitetet lidhur me realizimin e projektit ‘Gjykata kushtetuese- mbrojtëse e sundimit të së drejtës’ si dhe rezultatet që dolën nga ndjekja e vazhdueshme e punës së Gjykatës kushtetuese. Njëherësh në konferencën do të paraqiten gjetjet kyçe të Analizës së thellë ‘Përvojat dhe perspektivat e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut’ e cila pritet të ngritë diskutim për çështje me rëndësi”, informojnë nga Instituti për të drejta të njeriut.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk