MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nesër në Shkup do të mbajnë mbledhje të përbashkët, në të cilën do të nënshkruhen një varg marrëveshjes dhe memorandumesh me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve. Marrëveshjet, siç informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, janë nga sfera e infrastrukturës, diaspora, energjetika, ekonomia, turizmi, siguria, inovacionet dhe zhvillimi teknologjik dhe sfera të tjera. Qeveria, në mbledhjen e 106-të të djeshme e përcaktoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, të cilat janë paraparë të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle