MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Prokuroria Themelore Publike e Tetovës vazhdon të ndërmarrë aksione të vazhdueshme për zbardhjen e ngjarjes tragjike në spitalin modular Kovid, kur 14 persona humbën jetën në një zjarr. Krahas masave të lëshuara deri më tani dhe urdhrave me shkrim për ekspertizë, është lëshuar urdhër me shkrim në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin në lidhje me ndërtimin e Spitalit modular në ISHP Spitalin Klinik në Tetovë, i cili do të jetë lëndë shqyrtimit dhe analizës, informojnë nga PTHP. Pesë prokurorët paraqitën një kërkesë për ndihmë në procedurën penale në Prokurorinë Themelore Publike në Veles, në mënyrë që të konfiskojnë të gjithë dokumentacionin në lidhje me ndërtimin e Spitalit modular në Tetovë nga një person juridik nga Velesi.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle