– Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në deklaratë për media theksoi se do të priten informacione zyrtare për numrin e viktimave dhe për gjithë rrjedhën e hetimit. Deri më atëherë nuk do të jepen deklarata. “Edhe kryeministri tha se nuk do të ketë deklarata derisa nuk jepen informacione zyrtare si për numrin e viktimave, ashtu edhe për gjithë rrjedhën e punës. Për fat të keq, kjo është tragjedi serioze, shumë e madhe. Informacionet do të priten pasi prokurorët dhe të gjithë të tjerët do ta kryejnë punën e tyre”, tha Arifi mbrëmë në Tetovë. E pyetur për shkaqet e mundshme për zjarrin, kryetarja tha se atë mund ta vërtetojnë vetëm institucionet, prokurorët dhe ekspertët e forenzikës.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk