– Me krenari ju përshëndesim si aleate e 30-të e NATO-s dhe me padurim presim të ju shohim edhe në BE. SHBA mbetet mbështetës i palëkundur i Maqedonisë së Veriut, ka porositur mes tjerash presidenti amerikan Xho Bajden në urimin deri te presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut- 8 Shtatori. Në emër të popullit amerikan ju uroj Ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Duke shënuar këtë rast, ne poashtu e shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e fuqishme mes dy kombeve tona. Vendet tona i bashkojnë lidhjet tona familjare dhe historike si dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe përkushtimi i të drejtave të njeriut. Partneriteti jonë do të vazhdojë t’u shërbejë popujve tanë në vitet që vijnë.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk