– Po punojmë me përkushtim përmes masave konkrete që nga fillimi i vitit të ardhshëm të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, sidomos për amvisëritë. Është duke u shqyrtuar opsioni i vendosjes së blloqeve të konsumit të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël dhe për momentin nuk po shqyrtohet ndryshimi i blloqeve për amvisëritë. Llogaritjet tona fillestare janë se pavarësisht rritjes së TVSH-së për energjinë elektrike nga 1 janari, ajo nuk do të ndikojë në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike për amvisëritë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media të cilën e mbajti së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA EMV, Vasko Kovaçevski.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk