– Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, në margjinat e Takimit ministror të OSBEs-së, realizoi takim me Viktorija Nuland, Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin amerikan të Shtetit. Osmani dhe Nuland, siç njofton MPJ-ja kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së të cilat vazhdimisht pasurohen e në veçanti iu referuan rezultateve të para konkrete Dialogut Politik të mbajtur së fundmi. Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi dhe aleanca në kuadër të organizatave multilaterale, siç janë NATO dhe OSBE, nën prizmin e vështirësive të reja botërore, të shkaktuara nga agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk