MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Disa kompani nga industria ushqimore, ujësjellësat dhe shkollat fillore dhe të mesme nga nesër deri më 30 prill të vitit të ardhshëm, kur përfundon kriza energjetike, do të furnizohen me energji elektrike me çmim preferencial përmes “EMV Shitje”. Sipas vendimit të Qeverisë, kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë si vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte të qumështit, industria e mishit dhe shpendëve do të marrin energji elektrike të subvencionuar përmes “EMV Shitje” me çmim prej 80 eurosh për megavat në orë, për shkollat fillore dhe të mesme çmimi i subvencionuar do të jetë 95 euro për megavat në orë, po aq sa për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit dhe menaxhimit të ujërave të zeza që operojnë me stacione pompimi dhe pastrimi.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle