MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Zgjidhja për krizën sistematike që ende zien në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të ketë prani më të madhe evropiane në rajon. Nganjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja dhe pa përparim të vendeve drejt Unionit, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin para panelit që diskutoi për zgjidhjet për tejkalimin e krizave, të mbajtur në kuadër të edicionit të 5-të të Forumit paqësor të Parisit, njoftoi Kabineti i kreut të shtetit. Pendarovski tha se është e kuptueshme që në muajt e fundit të gjithë po flasin për situatën e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus atje, por se tema e sigurisë është mjaft e njohur për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e saj moderne.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle