MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

12:00/01 shtator/2021/

Shkup – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor në video paraqitjen e saj u dëshiron fillim të suksesshëm të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke cekur me atë rast se sistemi arsimor është tërësisht I përgatitur për fillim me prani fizike.

Shkup – Hapja e shkollave për mësim me prani fizike është vendimi më i dëshiruar për të gjithë të cilët dëshirojnë  zhvillim të shëndetshëm psiko-social të nxënësve. Të gjithë humbëm shumë vitin e kaluar, duke u përballur me pandeminë e cila e kaploi gjithë botën, porosit në video-porosi kryeministri Zoran Zaev, duke u dëshiruar  fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor nxënësve dhe mësimdhënësve.

Shkup – Dita e parë në shkollë është një ditë emocionuese për nxënësit. Emocioni është për shkak të fillimit të një faze të re në jetët e tyre, një fazë në të cilën zbulojnë njohuri dhe aftësi të reja, por edhe mundësitë e tyre të pafundme. Shkolla nuk është vetëm godinë. Ajo është vend për mësim, vend ku fëmijët  fitojnë pavarësi, përshtaten në një rutinë e re dhe zhvillojnë relacione të rëndësishme me mësimdhënësit dhe nxënësit, porositi përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani.

Shkup – Me fillimin e vitit shkollor, frekuentimi i automjeteve dhe i këmbësorëve në komunikacion dukshëm po rritet. Sipas asaj, rritet edhe nevoja për dozë shtesë të kujdesit nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht kur qarkullojnë në afërsi të shkollave ose të kopshteve, përkujton Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve – KRSKRR.

Shkup – Në Klinikën e Urologjisë sot në mëngjes në orën tetë nën drejtimin e dr. Sasho Dohçev, filloi transplantimi i veshkës, pasi vonë mbrëmë u bë eksplantim nga një dhurues i vdekur, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Tetovë – Gjashtë pacientë humbën jetën në qendrën për kovid në 24 orët e fundit, informojnë sot nga Spitali Klinik Tetovë. Pacienti më i ri ka pasur 55 vjet, ndërsa më i moshuari 85 vjet. “Kemi pranuar 16 pacientë në trajtim spitalor, ndërsa 10 çregjistrime. Gjithsej janë hospitalizuar 105 persona prej të cilëve 104 janë në oksigjenoterapi”, deklaroi koordinatori në qendrën për kovid, Gzim Nuredini.

Shkup – Një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Viniçka” dhe “Vashingtronska” në Komunën Shuto Orizarë nesër prej orës 10:00 deri në orën 13:30 do të mbeten pa energji elektrike. Prej orës 9:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Maleshevska” dhe “Nixhe Planina” në Komunën Kisella Vodë, si dhe nga rrugët “Pelagonija” dhe “Indira Gandi” në Komunën Shuto Orizarë, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 15:00 konsumamtorët në pjesën e fshatit Breznicë e Re nga udhëkryqi drejt kishës deri te udhëkryqi për Kullë.

Bratisllavë – Sllovakia zyrtarisht ndaloi së përdoruri vaksinën ruse Sputnik V, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Doza e dytë iu dha dje gjashtë personave të fundit të cilët zgjodhën të marrin vaksinë ruse.

Bruksel – Bashkimi Evropian kumtoi se do të tentojë ta ndalojë valën e mundshme massive të emigrantëve nga Afganistani përmes sigurimit të ndihmës për vendet nga rajoni dhe përforcimi I kufijve, lajmëroi DPA.

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ndjek variantin e ri të koronavirusit, të quajtur “Mu”, i cili për herë të parë ishte identifikuar në janar në Kolumbi, publikoi Organizata Botërore e Shëndetësisë mbrëmë vonë. Varianti i ri me emër shkencor B.1.621 deri tani ishte klasifikuar si “varianti që duhet të ndiqet”, citon OBSH në buletinin e saj  javor epidemiologjik për evolucionin e pandemisë së koronavirusit.

Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden iu drejtua kombit në fund të luftës më të gjatë që e ka udhëhequr SHBA-ja si dhe edhe një herë e shpjegoi vendimin e tij për t’i dhënë fund angazhimit amerikan 20-vjeçar në Afganistan. “Nuk desha ta vazhdoj luftën e përjetshme dhe nuk desha ta vazhdoj daljen e përjetshme nga lufta… sinqerisht mund t’ju them se jam i bindur se ky është vendim i mirë, i mençur, vendimi më i mirë për Amerikën”, tha Bajden.

Uashington – Spikerja e Dhomës përfaqësuese, Nensi Pelosi, me rastin e fjalimit të presidentit Xho Bajden për misionin e përfunduar ushtarak të SHBA-së në Afganistan, u angazhua për vazhdim të evakuimit të njerëzve nga vendi ku pas  tërheqjes së ushtrisë amerikane në pushtet erdhën talebanët.

Uashington -Një helikopter i marinës amerikane u rrëzua në Oqeanin Paqësor në afërsi të bregut të shtetit federal Kalifornia, ndërsa në vijim është hetimi, kumtoi ushtria amerikane. Helikopteri po kryente një fluturim rutinë në afërsi të San Diegos në momentin e fatkeqësisë. Armata citoi se një anëtar i ekuipazhit është shpëtuar, por nuk saktëson sa njerëz kishte në helikopter.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle