MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

09:00/1 shtator/2021/

Shkup – Viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit e shkolla fillore dhe të mesme fillon sot me prezencë fizike dhe me protokolle të veçanta shëndetësore. Përjashtim do të jenë shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar ku mësimi do të zhvillohet onllajn në 14 ditët e para të fillimit të viti shkollor, ndërsa në Kërçovë dhe Strugë në shtatë ditët e para. Pas përfundimit lë kësaj periudhe, siç dje bëri të ditur Qeveria, do të miratohen masa të reja  sipas zhvillimit të gjendjes.

Shkup – Që sot hyjnë në fuqi masat që Qeveria i ka vendosur për vendkalimet kufitare. Për hyrje dhe dalje nga vendi do të kërkohet certifikatë për vaksinim, gjegjësisht me dy doza të pranuara, vërtetim për kalimin e Kovidit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test të shpejtë negativ për antigjene jo më të vjetër se 48 orë.

Shkup – Afati për grumbullim të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet e ardhshme lokale më 17 tetor përfundoi dhe sipas Komisionit shtetëror zgjedhor, numrin e nevojshëm të nënshkrimeve  për kryetarë komunash e mblodhën 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune, si dhe 57 grupe zgjedhore për lista të këshilltarëve.

Shkup – Kryeministri Zoran Zaevi sot në Bled do të marrë pjesë në panelin e liderëve “E ardhmja e Evropës – Zgjerimi”, i cili do të mbahet në kuadër të Forumit   të 16-të strategjik  “E ardhmja e Evropës”.

Shkup  – Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Jepe Kofod sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni që Kofod do ta vizitojë, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shkup – Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 45-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim vendime ligjore, kërkesa për interpretim autentik dhe raporte vjetore për punën e disa institucioneve dhe trupave shtetëror.

Shkup – Në vendkalimin kufitar Tabanocë në kufirin e Maqedonisë dhe të Serbisë edhe sot në mëngjes për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, kumtoi Lidhja Automo e Maqedonisë.

Shkup – Që sot, biletat për panairin e librit mund të blihen përmes sistemit elektronik onlajn www.karti.com.mk. Panairi i librit do të mbahet në hapësirë të hapur, pranë Akua Parkut (Arena A1 – SS Boris Trajkovski), nga 8 deri më 14 shtator.

Athinë –  Vendimi i Qeverisë greke për vaksinimin e obligueshëm të të gjithë të punësuarve në spitalet shtetërore dhe private në Greqi, që sot hyn në fuqi, ndërsa punonjësit e pavaksinuar shëndetësorë do të jenë në pushim të detyruar, pa pagesë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bled – Forumi i sivjetëm  strategik i 16-të  mbahet sot dhe nesër në Bled, ndërsa fokusi i pjesëmarrësve do të jetë e ardhmja e Evropës dhe rezistenca e saj  në sfidat. Në ditën e parë të forumit, paneli i liderëve është përkushtuar në të ardhmen e Evropës.

Uashington – Shumica e njerëzve në SHBA besojnë se Uashingtoni nuk pati sukses në arritjen e qëllimit të vet në Afganistan. Këtë e tregon studimi sociologjik i Institutit Pju, njofton DPA. Ka diferencë të vogël midis qëndrimeve të demokratëve (69 për qind) dhe republikanëve (70 për qind), të cilët besojnë se misioni amerikan është i pasuksesshëm.

Uashington – Presidenti amerikan Xhozef Bajden e vlerësoi misionin për evakuim të amerikanëve dhe aleatëve  nga Afganistani si sukses të jashtëzakonshëm.“Asnjë vend në histori nuk ka arritur diçka të tillë. Suksesi  i jashtëzakonshëm i misionit i detyrohet talentit të pabesueshëm, guximit dhe vetëmohimit të ushtrisë amerikane, diplomatëve tanë dhe ekspertëve të inteligjencës”, tha Bajden në fjalimin solemn në Shtëpinë e Bardhë.

Doha – Ministri I Punëve të Jashtme I Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al-Tani deklaroi se njohja e talebanëve si qeveri në Afganistan nuk është prioritet, por se bashkëpunimi me lëvizjen islamiste mund të jetë pozitiv.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle