MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe kryeministrit çek, Petër Fiala, sot do të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë së bashku me liderët nga gjithsej 44 vende, nga të cilat 27 janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Është planifikuar edhe pjesëmarrja e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. “Programi i ngjarjes përmban debate plenare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çështjet aktuale të krizës energjetike dhe ekonomike, energjinë dhe furnizimin me energji, si dhe diskutime në lidhje me sfidat klimatike, por edhe paqen dhe sigurinë në kontekstin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës”, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle