MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot do të ketë takim të ri me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” që ka iniciuar reformat në parti, njoftojnë anëtarë partiak nga Tetova. Takimi duhet të mbahet me fillim nga ora 12:00 në selinë e partisë në Reçicë të Vogël të Tetovës. “Në takim pritet të vijnë disa nga iniciatorët kryesorë si Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Izet Mexhiti e të tjerë”, njoftojnë nga BDI-ja. Ky është takimi i dytë i këtij lloji pasi që të enjten, më 29 shtator, Ahmeti ka pasur takime me degët e Çairit dhe Sarajit, mes tyre edhe Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle