MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Përveç zgjedhjes së ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale pas dorëheqjes së atij të deritanishmit, nuk planifikohen ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje deklaroi se Qeveria funksionon me kapacitet të plotë dhe se nuk planifikohet rikonstruim. “Ju thashë, do të ketë ndryshim në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, duke qenë se kemi dorëheqjen e ministrit. Nuk ka plan tjetër. Asgjë tjetër nuk është planifikuar, tha kryeministri Kovaçevski, i cili dje mori pjesë në orën e parë akademike në Fakultetin Ekonomik në UCM në Shkup. Në vërejtjen se zyrtarët e LSDM-së kanë paralajmëruar “ndryshime të vogla” në Qeveri, Kovaçevski theksoi se bëhet fjalë për “ndryshime shumë të vogla”.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle