– Borxhi shtetëror shënoi ulje prej 3.9 pikë përqindje. Të dhënat e sotme, të publikuara tregojnë se ai është ulur në nivel prej 52% të BPV-së, në krahasim me datën 30.6.2021, kur ishte në nivel prej 55.9 %, gjegjësisht shënoi ulje prej 3.9 pikë përqindje. Мe rëndësi është fakti që mjetet që u siguruan së fundmi në tregun e kapitalit ndërkombëtar, janë me normën më të ulët të interesit prej 1.625 për qind, informojnë nga Ministria e Financave (MF). Sipas MF-së, ulja e borxhit shtetëror, para se gjithash i referohet shlyerjes së euroobligacionit me vlerë prej 500 milionë euro në muajin korrik të këtij viti. Shlyerja do të ndikojë edhe në uljen e gjendjes së borxhit publik, që do të evidentohet me të dhënat e publikuara lidhur me nivelin e borxhit publik duke përfshirë tremujorin e tretë. Sipas dinamikës së përcaktuar, Ministria e Financave publikon të dhëna për borxhin publik në nivel tremujor.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk