MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike, ishte një nga temat e bisedës në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të SHBA-së në vend, Erik Mejer. “Bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë kontribuon në veprimin e koordinuar ndërmjet anëtarëve të NATO-s, me qëllim të forcimit të rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje, në fushën e sigurisë”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle