MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Përmirësimi i kujdesit shëndetësor në burgje, ngritja e kapaciteteve për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në mesin e policisë, por edhe në sistemin e drejtësisë, punonjësve socialë dhe inspektorëve të punës, si dhe përforcimin e kapaciteteve në gjyqësor për liri të shprehjes, liri të mediave, mbrojtje të gazetarëve, janë disa nga fushat kyçe në të cilat ne si vend duhet të fokusohemi në periudhën e ardhshme. Ky është mesazhi nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, në konferencën përfundimtare që po mbahet në Budva të Malit të Zi për projektin “Veprim kundër krimit ekonomik”, i cili zbatohet në kuadër të Instrumentit Horizontal për Ballkani Perëndimor dhe Turqinë, të mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle