MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Qeveria mori vendim për emetimin e letrave me vlerë në tregun gjerman, obligacion i njohur si “Namensschuldversschreibungen”, gjegjësisht NSV, në vlerë prej 250 milionë euro. Siç kumton Ministria e Financave (MF), mjetet do të përdoren për shlyerjen e borxheve të vjetra dhe për financimin e nevojave buxhetore. “Ministria e Financave ka monitoruar vazhdimisht tregjet e kapitalit dhe sipas analizave të gjera, ky instrument me normën e interesit dhe periudhën e maturimit është alternativa më e mirë për portofolin e borxhit publik. Konkretisht, norma e interesit është 3,75 për qind plus EURIBOR 6 mujor, me afat shlyerje 3 vjet dhe 18 muaj grejs-periudhë”, theksohet në kumtesë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle