MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Polonisë dhe Suedisë, Bujar Osmani, Zbignjev Rau dhe Ane Linde, në margjinat e seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilluan takim si pjesë të Trojkës që kryeson me OSBE-në. Në takim mori pjesë edhe sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid. Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rolin e OSBE-së nën lupën e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe përsëritën thirrjen e tyre drejtuar Federatës Ruse që ta ndalë agresionin, t’i tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe t’i respektojë parimet e OSBE-së. Ndodhitë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ishin gjithashtu në fokus të takimit. Ministrat dhe Sekretari i Përgjithshëm i Trojkës diskutuan për mundësitë për një përfshirje më të madhe të OSBE-së në këtë sferë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle