MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Investimi më i madh në rrjetin e transmetuesit eletroenergjetik në vend, që kushton 50 milionë euro, i cili është me rëndësi të madhe rajonale, kështu kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi ndërtimin e stacionit transformator në Ohër i cili me hyrje dhe dalje do të lidhet në transmetuesin 400-kilovoltësh Manastir (Maqedonia e Veriut) – Elbasan (Shqipëri). Projekti pritet të përfundojë në vitin 2023, ndërsa përfshin ndërtimin e transmetuesit 400-kilovoltësh Manastir (Maqedonia e Veriut) – Elbasan (Shqipëri) në gjatësi prej 97,4 kilometra, ndërtim të stacionit transformator 400/110 dhe ndërtim të fushës transmetuese 400-kilovoltëshe në stacionin transformator Manastir 2. Kryeministri Zaev theksoi se ky investim kapital është me rëndësi të madhe për ndërtimin e infrastrukturës më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme energjetike në vend dhe në rajon.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle