MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Qeveria në mbledhjen e sotme të 70-të për shkak të valës së nxehtësisë të paralajmëruar për të enjten dhe të premten solli rekomandime për lirimin nga detyrimet e punës të grave shtatzëna dhe personave të moshës mbi 60 vjet, fëmijët në kopshte të mos kenë aktivitete fizike prej orës 11:00 deri në orën 17:00, sektori privat ta organizojë orarin e punës me qëllim të mbrojtjes nga ekspozimi direkt në diell të punëtorëve si dhe shmangien e qëndrimit në vende të hapura prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Siç bëhet e ditur në kumtesë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes videolidhjes e mbajti mbledhjen e 70-të në të cilën, ishin miratuar rekomandime për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, në kohëzgjatje prej dy ditëve, të enjten dhe të premten (18 dhe 19 gusht 2022).

Butoni Kthehu në krye
Mbylle