MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Drejtori i Drejtorisë së Policisë financiare, Arafat Muaremi, ka njoftuar sot se me dëshirën e tij tërhiqet nga funksioni i u.d. drejtor i Drejtorisë së Policisë financiare, duke marrë parasysh vendimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski që të ngritë procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për të gjithë tre prokurorët publike dhe ta suspendojë Vilma Ruskovskën nga funksioni i prokurores themelore publike të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të veprimit antiligjor dhe keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. “Këtë vendim po e marr me qëllim që opinioni të mos ketë as më të voglin dyshim në integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës, e cila edhe më tej vazhdon të zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë Financiare.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle