MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Bullgaria ka për obligim t’i respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur të lirë, kumtuan për “Zërin e Amerikës” nga Zyra për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në kërkesë për ta komentuar kushtin e Bullgarisë që të përfshihen bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kundër saj ekzistojnë 14 aktgjykime të Gjykatës në Strasburg për shkeljen e të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj. Zyra për të drejtat e njeriut e KB-së e theksoi raportin që një ekspert i pavarur i KB-së për çështjet e pakicave e prezantoi para Këshillit për të drejtat e njeriut në korrik të vitit 2011, sipas të cilit Qeveria e Bullgarisë i kërkohet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe shoqërimin e anëtarëve të pakicave maqedonase.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle