MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Po ulet numri i bashkësive të pronarëve të banesave dhe hapësirave afariste, ndërsa po rritet edhe angazhimi i udhëheqësve. Të dhënat e Komisionit Rregullator për Banim (KRRB) tregojnë se gjithsej 7.115 ndërtesa afariste janë drejtuar nga udhëheqës ose bashkësi e pronarëve, ndërsa në gjithë shtetin ka dhjetë inspektorë të licencuar për banim. Sipas Komisionit, gjatë gjashtë muajve të fundit ka rritje të numrit të ndërtesave afariste të menaxhuara nga drejtues të licencuar dhe numri i tyre tani është 4.476 me gjithsej 104.380 pjesë të veçanta nga gjegjësisht banesa dhe hapësira afariste, për dallim të gjysmës së dytë të vitit të kaluar kur ka pasur 4 367 ndërtesa afariste me gjithsej 103 826 pjesë të veçanta. Kjo, theksojnë nga Komisioni, nënkupton se dukshëm është rritur numri i pjesëve të veçanta të cilat menaxhohen nga ana e udhëheqësve të licencuar.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle