MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

15:00/21 korrik/2021

Shkup – Puna e partive politike është t’i dakordojnë datat për zgjedhjet lokale, ndërsa ne jemi të gatshëm dhe kemi me çfarë të dalim para shkupjanëve, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke e komentuar propozimin që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor. “Sa u përket shkupjanëve, unë e di se është njëjtë për ta nëse zgjedhjet do të jenë më herët ose më 31 tetor, pasi e di se do të zgjedhin vazhdimësinë në veprimin dhe funksionimin e qytetit. Ne jemi të gatshëm. Kemi me çfarë t’u dalim shkupjanëve. Kemi çfarë të ofrojmë si vazhdimësi e kësaj historie të suksesshme për Shkupin”, potencoi Shilegov në konferencën e sotme për shtyp me rastin e fillimin të rikonstruimit të rrugës “Luka Gerov” në Komunën Gjorçe Petrov.

Shkup– Në Kodin ndëshkues është I lejuar dhe nuk është I dënueshëm përdorimi I kanabisit për përdorim personal, por politika e Qeverisë është të bëhet ndryshimi dhe të saktësohet dhe ajo qartë të bëhet në Kodin ndëshkues në mënyrë që të mos ketë situate siç I patëm, sqaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski lidhur me tekstin e konstatuar të Propozim-ligjit për kontroll të drogave dhe substancave psikotrope, që, sipas tij, është harmonizuar me disa akte ndërkombëtare.

Shkup – Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi nga janari kur ishte zgjedhur përbërja e re deri më tani ka vepruar për 108 parashtresa, prej të cilave 78 janë marrë nga përbërja paraprake dhe vakum-periudha kur ky Komision nuk ka funksionuar. Pjesa më e madhe e parashtresave në këtë periudhë kanë të bëjnë me diskriminimin në fushën e marrëdhënieve të punës, por, shtruesit zakonisht e gabojnë bazën e shtrimit. Risi në veprimin e Komisionit është mundësia të përfshihet në procedurat gjyqësore si mik i gjykatës dhe dhënien e mendimeve profesionale për projektligjet. Për Komisionin edhe më tej mbetet sfida se si të vihet drejt personave të cilët pësojnë diskriminime, veçanërisht atyre që nuk e njohin atë ose nuk dinë se ku të drejtohen.

Shkup – VMRO-DPMNE pret që partitë ta respektojnë afatin ligjor dhe kushtetues dhe më 17 tetor të mbahet rrethi I parë I zgjedhjeve lokale, deklaroi sot deputeti I kësaj partie opozitare, Antonijo Milloshoski lidhur me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që zgjedhjet lokale të mbahen më 30 tetor. “Zgjedhjet lokale nuk caktohen për dëshirë të cilit do politikan, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në termin të caktuar saktë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ndërsa termini kushtetues dhe ligjor për zgjedhjet lokale është 17 tetori për rrethin e parë”, theksoi Milloshoski në konferencën e sotme për shtyp.

Shkup– Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Klinikën universitare për hematologji, në bashkëpunim me Klinikën universitare për fëmundje të fëmijëve, sot është realizuar edhe afeza e qelizave periferne tek një fëmijë nëntë vjeç, HLA ADN dhurues identik i qelizave për motrën e cila vuan nga leuçemia akute dhe e cila ka nevojë për trajtim me transplant të qelizave amë. Me këtë bashkëpunim, siç theksohet, hapet mundësia që pacientët pediatër dhe donatorët të trajtohen me këto ndërhyrje më të sofistikuara mjekësore.

Shkup– Çdo datë për zgjedhjet lokale për të cilën do të dakordohen partitë politike është e pranueshme për BDI-në, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i BDI-së Bujar Osmani. “Kur partitë politike kanë probleme me datat, më duket se kanë probleme me vetëbesimin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne nuk kemi një problem të tillë në këtë rast. Kështu që, çdo datë e vendosur nga partitë politike në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve lokale është e pranueshme për ne. Është 17 tetori apo 31 tetori, për ne janë data të pranueshme”, tha Osmani kur u pyet nga gazetarët pas një diskutimi tematik në lidhje me dimensionin parlamentar të politikës së jashtme.

Shkup – Gjykata e Apelit Shkup si të pabaza i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva për rastin “Reket” dhe e ka konfrmuar aktgykimin e shkallës së parë. “Gjykata e apelit Shkup, duke vepruar sipas lëndës ‘Reket’, moti vendim, me të cilin ankesat e të akuzuarit Bojan Jovanovski nga Shkupi dhe të akuzuarës Katica Janeva nga Shkupi, i refuzoi si të pabaza, ndërsa e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë. Kështu vendimi i miratuar do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afat të caktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata”, informojnë nga Gjykata e Apelit Shkup.

Shkup– Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e 50-të të sotme krijoi procedurë për shqyrtimin e gjendjen pasurore të një ish-ministri, për shkak të përcaktimit të rritjes pronësore në mënyrë disproporcionale. Gjithashtu, u votuan propozimet për Komisionin për kundërvajtje pranë KSHPK-së për masa kundërvajtëse për disa ish-zyrtarë dhe aktual, për shkak të shkeljes së detyrimit për të paraqitur listë anketuese për të përcaktuar gjendjen pronësore.

Shkup– Pesë ambasadorë nuk mund ta marrin detyrën sepse nuk mbahet Komisioni për punë të jashtme në Kuvend, ku ata do t’i paraqesin tezat dhe pritjet e tyre, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili kumtoi se dje në séance qeveritare kanë kaluar disa propozime për ambasadorë. ”Pesë ambasada presin me të gjitha përgatitjet e përfunduara sepse nuk janë ftuar 15 minuta në Kuvend për të paraqitur tezat dhe pritjet e tyre dhe të nesërmen të dërgohen qoftë në Romë apo në qytete të tjera të rëndësishme në botë. Ato janë ambasada të rëndësishme, të cilat qëndrojnë të zbrazëta”, tha Osmani.

Sofje – Iva Miteva, spikeri i ri i Kuvendit të 46-të nacional, pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit nacional, deklaroi se ky parlament nuk do të jetë më i lehtë se ai paraprak. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Miteva supozon se presidenti i Bullgarisë së shpejti do të fillojë me procedurën e formimit të Qeverisë së re në vend.

Sofje– Kryeministri I përkohshëm I Bullgarisë, Stefan Janev, pas përfundimit të mbledhjes konstituive të parlamentit të ri, deklaroi se shpreson që në një kohë sa më të shkurtë do të formohet qeveria funksionale. Siç lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Sofja, sipas Janevit nevoja e paralajmëruar për reformë në jurisprudence është diçka që të gjithë bullgarët e presin për momentin. “Në shumë nga deklaratat u dëgjuan prioritetet, vizionet të cilat përputhen me ato që I filloi qeveria e përkohshme, sin ë raport me shpenzimin e mjeteve publike, mbrojtjen shëndetësore, ashtu edhe në arsim, biznes dhe mbështetjen e tij”, tha Janev.

Gjenevë– Numri i vendeve dhe territoreve në të cilat qarkullon lloji delta edhe më ngjitës i Kovid-19 është rritur në shtatë vende tjera, që nga 13 korriku dhe tani është regjistruar në 124 vende, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në shtatë ditët e kaluara, edhe 13 vende të tjera kanë informuar OBSH-në për praninë e llojit delta. Ekspertët pohojnë se lloji delta do të zgjerohet më shpejtë dhe do të lërë në hije llojet e tjera, dhe më pas do të bëhet lloji dominues i Kovid-19 në vitet e ardhshme.

Madrid– Real Madridi sot e prezantoi lojtarin e mbrojtjes David Allaba si lojtar i ri i ekipit. Transferi i futbollistit austriak u publikua që më 28 maj. “Ka anëtar të ri në grup”, qëndron në porosinë nën videon e Allabës në Tuiter. Sezonin e kaluar Allaba ka luajtur për Bajernin e Munihut. Në kampionatin gjerman ka luajtur 32 ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola dhe tre asiste.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle