MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç u paralajmërua, Fon der Lajen, do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe do të zhvillojë takime me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Kryetarja e KE-së, gjatë kohës së vizitës në Shkup, sot do të t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 80-të plenare, me fillim në orën 13:00.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle