MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Shkup – Lidhur me veprën e kryer penale “”pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, sipas nenit 385 të Kodit penal, kryer më 05.07.2022 gjatë tubimit qytetar para Kuvendit, me ç’rast u lënduan 47 nëpunës policorë dhe u dëmtuan ndërtesat e Kuvendit, Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe shtëpizës policore, automjetit të policës dhe llojeve të ndryshme të pajisjes policore, janë privuar nga liria fillimisht 11 persona, ndërkaq pas konstatimit të identitetit edhe katër persona, apo gjithsej 15 persona të arrestuar, prej të cilëve tre të mitur, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle