MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Shkup – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq do të jetë nikoqir i homologëve të tij nga Irlanda dhe Finlanda, Tomas Birn dhe Titi Tupurainen me të cilët do të realizojë takim pune, pas së cilës do të vijojë  konferencë shtypi. “Në fokus të bisedave do të jetë procesi inkuadrues i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, propozimi i ri francez, dialogu me Bullgarinë, si dhe  harmonizimi i bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhëniet në rajon”, njoftoi Kabineti i Mariçiqit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle