MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë sot në samitin themelues të Platformë s së Krimesë në Kiev. Platforma e Krimesë, siç raportohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, është një nismë e Ukrainës për të bashkuar përpjekjet ndërkombëtare për situatën rreth Krimesë. Në ngjarje, siç u njoftua, do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se dyzet vendeve, përfshirë një numër shtetesh anëtare të BE-së dhe NATO -s, të cilët do të përfaqësohen në një nivel të lartë, përfshirë edhe nëntë presidentë, disa kryeministra dhe ministra të punëve të jashtme.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle