MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Interesimi i shtuar për vaksinimin u vërejt dje në mesin e qytetarëve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se imunizimi po vijon pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, ndërsa vaksinimi në terren është duke vijuar në vende më të vogla dhe zonat rurale. Deri dje, gjithsej janë vaksinuar 638.428 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 495.803, pra gjithsej janë aplikuar 1.134.231 doza vaksinash. Dje, dozën e pare e morën 13.275 persona, dhe gjithsej 17.623 qytetarë u vaksinuan. Sipas shifrave të fundit, të paktën një dozë të vaksinës i është dhënë 70 për qind të popullsisë mbi moshën 70 vjeçe, 67 për qind e personave mbi moshën 65 vjeç, dhe 63 për qind të atyre mbi moshën 60 vjeç dhe 53 për qind e popullsisë mbi moshën 50 vjeç.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle