MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

12:00/21 korrik/2021

Shkup- Kryeministri Zoran Zaevi paralajmëroi se do të kërkojë pëlqim nga partitë që zgjedhjet lokale në shtet të mbahen më 31 tetor, me qëllim të mos përkojnë me Regjistrimin.  Kjo praktikisht do të nënkuptojë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh atë që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paraprakisht paralajmëroi se sipas Kushtetutës zgjedhjet do të duhet të mbahen më 17 tetor.

Shkup- Në depon e Ministrisë së Punëve të Brendshme këto ditë arritën 8.000 palë këpucë nga prodhimet italiane “Grisport”, fabrikë që I furnizon edhe policët në shumë vende të BE-së. Vlera e përgjithshme e furnizimit të këpucëve me shuall të hollë është 25.520.000 denarë pa TVSH, kumtoi sot MPB. Nga atje cekin se në drejtim të realizimit të aktiviteteve strategjike për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve material-teknike për punë të shërbimeve policore, vazhdimisht furnizohen me uniforma dhe pajisje tjetër për nëpunësit policorë.

Shkup, 21 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes, në profiling e tij në Fejsbuk shkroi se krimi për një vit është ulur për 10,8 për qind. “Nëse i krahasojmë periudhat janar-korrik 2020 dhe muajt e njejtë të këtij viti, kriminaliteti është ulur për 10,8 për qind. Sipas analizave tona, shkalla e kriminalitetit në 100 mijë banorë tani është 569 vepra, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njejtë 630 vepra në 100 mijë banorë, ndërsa kjo tregon proaktivitet të shtuar të policisë. Gjithashtu vërehet ulje e krimit lidhur me drogën dhe mjetet narkotike, armët, emigracionin ilegal por edhe gjurmimet pas fletë arresteve”, shkroi ministri Spasovski.

Sofje – Në fjalimin e tij në hapjen e Asamblesë Popullore të 46-të të Bullgarisë, lideri i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanovi, tha se duhet të gjendet zgjidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Sipas Ivanovit, Bullgaria duhet të tregojë forcë dhe guxim dhe të gjejë zgjidhje për problemin me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e ri. E vërteta, sipas Ivanovit, duhet të mbrohet, por theksoi se edhe duhet të gjendet mënyrë së bashku të bëhemi anëtare të familjes evropiane, sepse, siç theksoi ai,   është interes strategjik kombëtar.

Shkup – Raportuesi i Parlamentit evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, I cili është edhe kryetar I ri I liberalëve evropianë, mori plaketë për kontribut në garën filozofike-historike “Maqedonia dhe Bullgaria – e afërt dhe e largët”. Quçuk është mbështetës I rregullt I nismave të këtilla, ndërsa kjo paletë është edhe një mirënjohje për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

Tetovë– Nga zjarri i cili shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit tërësisht është djegur një restorant në Zhelinë. Gjashtë zjarrfikës të Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Tetovë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes me dy automjete zjarrfikëse, me ç’rast shuarja e zjarrit ka zgjatur mbi tri orë.

Sofje– Parlamenti bullgar me 137 vota “për” e zgjodhi kryetare avokaten Iva Miteva nga partia “Ka një popull të tillë”, që ishte kryetare edhe në përbërjen e kaluar të parlamentit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Miteva u zgjodh edhe me votat e Lëvizjes për të drejta dhe liri, përderisa GERB dhe BSP u përmbajtën. Për kandidatin e BSP-së për kryetar të Kuvendit nacional, Kristian Vigenin votuan 35 deputetë, sa është numri I grupit të tyre të deputetëve.

Berlin– Një javë pasi që Gjermania u godit nga vërshimet e mëdha, Qeveria në Berlin sot planifikon të ndajë ndihmë urgjente në vlerë prej rreth qindra milionë eurove për rajonet e vërshuara. Siç transmeton DPA, qëllimi është të sanohen ndërtesat më rëndë të dëmtuara dhe infrastruktura komunale, që do të zgjatë një periudhë më të gjatë kohore.

Minsk – Ministri bjellorus I Punëve të Jashtme, Vlladimir Makej deklaroi se Minsku nuk do t’i mbyllë përfaqësitë e veta diplomatike në BE në të ardhmen e afërt. “Në këtë faze nuk planifikojmë t’I mbyllim përfaqësitë tona në cilin do vend të BE-së, por gjithsesi se do at ndjekim situatën. Ne besojmë se BE-ja mund të jetë partner normal I Bjellorusisë, por që të arrihet kjo, nevojitet t’u kthehemi marrëdhënieve të matura të bashkëjetesës të cilat ekzistonin deri para një kohe në marrëdhëniet e tona”, theksoi Makej në intervistë për agjencinë BelTA.

Uashington– Kryeeksperit amerikan për sëmundje infektuese, Entoni Fauçi, deklaroi se varianti delta i koronavirusit shkaktoi më shumë se 80 për qind të rasteve të reja në SHBA. “Vaksinat e miratuara janë efikase në më shumë se 90 për qind të parandalimit të hospitalizimeve dhe rasteve të vdekjes”, tha Fauçi, anëtar i ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin e pandemisë së Kovid-19, gjatë debatit në Senatin amerikan.

Kanbera –  Mbi 13 milionë australianë, rreth gjysma e popullatës, ndodhen të bllokuar pas masave më të reja kufizuese të vendosura për shkak të variantit Delta të koronavirusit. Siç njofton Bi-Bi-Si, e gjithë kjo ka shkaktuar zemërim të madh tek popullata. Shteti Australia e Jugut, ku jetojnë 1,7 milionë njerëz, të martën iu bashkua shteteve Viktoria dhe Uellsi i Ri Jugor lidhur me vendosjen e masave restriktive.

Brazilia – Dy motra binjake të moshës 18 vjeçare anë vrarë nga armë zjarri në Brazil, ndërsa ekzekutimi i tyre mizor është treguar drejtpërdrejtë në Instagram, shkruan Dejli star. Trupat e pajetë të Amalias dhe Amanda Alves janë gjetur vetëm disa orë pasi janë vrarë përgjatë rrugës pas një kompleksi banesor në Pakejtas, Brazil. Amanda Alves ka lënë pas vetes një vajzë trevjeçare, derisa motra e saj binjake Amalija Alves u bë nënë e një djali para vetëm gjashtë muaji.

 

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle