MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MI FLESH

Shkup – Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për pije, tregon raporti i fundit javor laboratorik i NP “Ujësjellës dhe kanalizim”. Analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike janë bërë nga Sektori për kontroll sanitar nga data 26.09.2022 deri më 30.09.2022, duke marrë 193 mostra nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Me këtë rast është konstatuar se të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle