0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Mexhiti: Në kohëra të mira dhe të vështira, gjithmonë qëndrojmë pas liderit Ahmeti

Deputeti dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti pas publikimit të lajmit për shumicë të re parlamentare në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar një fotografi të tij bashkë me Ali Ahmetin.

Shkup, 6 nëntor 2021 (MIA) – Deputeti dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti pas publikimit të lajmit për shumicë të re parlamentare në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar një fotografi të tij bashkë me Ali Ahmetin.

“Në kohëra të mira dhe në kohëra të vështira, gjithmonë të rreshtuar pas liderit Ahmeti”, ka shkruar Mexhiti.

Ndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte në profilin në Fejsbuk shkroi se ka shumicë të re parlamentare, duke shpërndarë një fotografi të përbashkët të liderit të së Majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të Besës, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle