Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Meta: Shqipëria e ndan shqetësimin me të gjithë partnerët në NATO për Ukrainën

Presidenti i Shqipërisë dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, Ilir Meta sot realizoi takim emergjent me shefin e Shtatmadhorisë së armatës së Shqipërisë, gjeneral-majorin Bajram Begaj.

Tiranë, 25 janar 2022 (MIA) – Presidenti i Shqipërisë dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, Ilir Meta sot realizoi takim emergjent me shefin e Shtatmadhorisë së armatës së Shqipërisë, gjeneral-majorin Bajram Begaj.

Ukraina ka qenë në fokusin e bisedimeve, për çka shefi i shtetit shqiptar informoi përmes publikimit në Fjesbuk, duke potencuar se ndanë “shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik”.

“Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj. Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë”, potencon Meta.

Meta ë këtë kontekst, e nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve  mbrojtëse. vt/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle