
Tiranë, 30 nëntor 2021 (MIA) – Presidenti shqiptar, Ilir Meta përmes një publikimi në Fejsbuk sonte e përshëndeti qëndrimin e Bullgarisë i cili propozon fillimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shton se do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që e çon vendin sa më parë drejt anëtarësimit evropian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.
“Gjithashtu, mbeten i bindur se Maqedonia e Veriut arriti progres të madh edhe në zbatimin e reformave në arritjen e marrëveshjes historike si ajo e Prespës. E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-evropian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE”, thekson Meta në publikim.
Mediat shqiptare e transmetojnë lajmin se Bullgaria nuk heq dorë nga vetoja drejt Maqedonisë së Veriut, por se ka propozuar të fillojnë negociatat e Shqipërisë me BE-në.