0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Merko: Do të vazhdojmë të investojmë në të rinjtë që të qëndrojnë në Strugë, në vatrat e tyre

- BDI-ja gjithmonë ka qëndruar pas të rinjve, do të vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në ta, ata janë e ardhmja jonë, porositi nga Llabunishti kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga kjo parti, Ramiz Merko.

Strugë, 15 tetor 2021 (MIA) – BDI-ja gjithmonë ka qëndruar pas të rinjve, do të vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në ta, ata janë e ardhmja jonë, porositi nga Llabunishti kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga kjo parti, Ramiz Merko.

Duke e kërkuar mbështetjen e banorëve të Llabunishtit, por edhe të banorëve të vendbanimeve të tjera që votën në zgjedhjet lokale, të dielën ta japin për të dhe listën e këshilltarëve të BDI-së të kryesuar nga Arbëresha Vllashi, Merko foli për një pjesë të projekteve të realizuara në komunë. Ai foli edhe për situatën e gjetur në shkolla dhe xhirollogaritë e bllokuara kur kishte ardhur në vendin e kryetarit në vitin 2017, duke theksuar se, nëse e fiton mandatin e ri do të vazhdojë të investojë në të rinjtë.

“Ne do të qëndrojmë pas gjithë këtyre të rinjve derisa përvoja jonë të jetë e bashkuar mbi ta. Në vitin 2017, gjeta të gjitha shkollat ​​me llogari të bllokuara. Të gjithë u ankuan se nuk kishte shkumës, nuk kishte pajisje pastrimi, energji elektrike të papaguar, ngrohje, transport…. Me ndihmën e Këshillit, ne paguam 2.5 milionë euro. Ne siguruam kushte të shkëlqyera në shkollën në Llabunishtë që fëmijët të arsimoheshin. Ne do të vazhdojmë të investojmë tek të rinjtë sepse vetëm me mësim do të ecim përpara”, tha Merko.

Për projektet e ardhshme tha se nuk dëshiron të flasë, sepse, sipas tij, janë shumë dhe janë të shënuara në program, i cili është i kapshëm për të gjithë qytetarët, por, theksoi se do të vazhdojnë të investojnë në Strugë, Llabunishtë dhe të gjitha vendet e tjera që të rinjtë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre, në vatrat e tyre.

“Këtu është vendlindja jonë, këtu do ta bëjmë Zvicër, Slloveni, Kroaci. Kemi kushte që të rinjtë të na mbesin këtu”, nënvizoi Merko, duke theksuar se klima pozitive e biznesit do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe secili që do të ketë mundësi do të mund të investojë. fc/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle