0_Web_Aktuale SQEvropë SQEvropë.Portal SQ

Merkel: Nuk kemi mundur ta parashohim bllokadën e Bullgarisë

Nuk kemi mundur të parashohim se Bullgaria do ta bllokojë fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, deklaroi mbrëmë kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me shefat e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Dojçe Vele.

Berlin, 6 korrik 2021 (MIA) – Nuk kemi mundur të parashohim se Bullgaria do ta bllokojë fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, deklaroi mbrëmë kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me shefat e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Dojçe Vele.

Duke e vlerësuar progresin e rajonit në 16 vitet e fundit pasi ajo është kancelare gjermane, Merkel tha se ka pasur edhe momente të mira edhe të këqija. Vlerësimi i përgjithshëm i Merkelit është se në shtatë vitet e fundit, nga fillimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit, ka pasur suksese por edhe ngelet mjaft për t’u bërë në pjesën e luftës kundër korrupsionit.

Si shembull pozitiv të rajonit ajo e theksoi “veting” procesin e ashtuquajtur në Shqipëri dhe vlerësoi se Procesi i Berlinit ka hapur cilësi të re në bashkëpunimin në rajon.

Sipas Dojçe Veles, në pjesën e zhvillimit befasues të ngjarjeve, Merkel e theksoi bllokadën bullgare të Maqedonisë së Veriut.

“Disa vështirësi nuk mund t’i parashikoni. Gjatë kemi parë se si Maqedonia e Veriut dhe Greqia negocionin për emrin. (…) (Pasi u zgjidh kontesti) Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, por përnjëherë Bullgaria e bllokoi fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane edhe njëherë e përsëriti se e ardhmja e rajonit në BE dhe kjo, sipas saj, nuk është interes vetëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe vetë BE-së. Duke i theksuar vështirësitë me të cilat përballet rajoni, Merkel i theksoi tri çështje: kontestin me Kosovën dhe Serbinë, gjendjen në BeH, si edhe kontestin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Na duhet shumë durim, por duhet edhe angazhim i madh që të tejkalohen këto konteste”, tha Merkel.

Merkel në takim i premtoi edhe tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle