0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Me pajisjen e shkollave do të kompletohet reforma në arsim, paralajmëroi kryeministri Zaev

Qeveria dhe Ministria e Arsimit e ndjekin procesin dhe vendimet janë kahëzuar drejt asaj se si të pajisen shkollat dhe nxënësit në drejtim të reformës për klasën e parë dhe të katërt, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen për gjendjen në të cilën prindërit ende blejnë skripta të fotokopjuara për fëmijët e tyre – nxënës të klasës së katërt.

Tetovë, 3 tetor 2021 (MIA) – Qeveria dhe Ministria e Arsimit e ndjekin procesin dhe vendimet janë kahëzuar drejt asaj se si të pajisen shkollat dhe nxënësit në drejtim të reformës për klasën e parë dhe të katërt, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen për gjendjen në të cilën prindërit ende blejnë skripta të fotokopjuara për fëmijët e tyre – nxënës të klasës së katërt.

“Fëmijët janë më të rëndësishëm, sidomos nxënësit, këtu do të përkushtojmë edhe resurse edhe kapacitete dhe ngjashëm. Dëshirojmë t’i mësojmë të hulumtojnë në internet,  të shohin që në thelb dhe në praktikë e mësojnë atë. Si duket nga të gjitha këndet dhe aspektet e mundshme sepse me të vërtetë libri është vetëm një nga mjetet ndihmëse për t’u mësuar lënda, tema, problematike, para së gjithash flas për klasën e katërt. Mënyra e këtillë moderniste sipas së cilës bota punon tashmë me vite dhe dekada, fëmijët tanë duhet ta kapin hapin me fëmijët e tjerë”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, ky është fillim i reformës dhe në të ardhmen do të ndryshohet kjo gjendje.

“Gjithsesi deri atëherë do të ketë libra, skripta, gjithçka që u nevojitet si mjet ndihmës derisa nuk pajisemi me atë. Por, besoni, kur i depërtoni në hapat e parë në borë për diçka të re, çdoherë duhet të gjithë të jemi pozitivisht të përkushtuar që, fillimisht, të mos vuajnë fëmijët, të gjithë të kenë mundësi për arsim të barabartë, ndërkaq shteti kursesi të mos kursejë resurse, ta mundësojë mu atë”, deklaroi kryeministri Zaev nga fshati i Tetovës, Tenovë, ku ishte pjesë e aksionit për pyjëzim. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle