Botë SQBotë.Portal SQ

Mbreti Abdullahu i Dytë i Jordanisë e vendos zyrtarisht gjysmëvëllain e tij Hamzën në arrest shtëpiak

Mbreti i Jordanisë, Abdullahi Dytë, sot në një letër shumë të ashpër e konfirmoi publikisht mosmarrëveshjen e tij me gjysmëvëllain e tij princin Hamza dhe zyrtarizoi arrestin shtëpiak të ish-trashëgimtarit të fronit, duke e quajtur atë "jostabil".

Aman, 19 maj 2022 (MIA) – Mbreti i Jordanisë, Abdullahi Dytë, sot në një letër shumë të ashpër e konfirmoi publikisht mosmarrëveshjen e tij me gjysmëvëllain e tij princin Hamza dhe zyrtarizoi arrestin shtëpiak të ish-trashëgimtarit të fronit, duke e quajtur atë “jostabil”.

Siç thuhet në letër, mbreti ka miratuar arrestimin e princit Hamza në pallatin e tij dhe kufizoi komunikimin dhe lëvizjen e tij, duke potencuar si arsye “sjelljen dhe aspiratat e paparashikueshme” të gjysmëvëllait të tij.

“Ne do t’i sigurojmë Hamziut gjithçka që ai dëshiron për të jetuar me komoditet, por ai nuk do të ketë hapësirën që dikur e ka keqpërdorur për të ofenduar kombin, institucionet e tij dhe familjen e tij, për të minuar stabilitetin e Jordanisë,” shkroi mbreti.

Letra është kapitulli më i ri në sherrin e oborrit mbretëror. Në fillim anëtari më i ri i familjes mbretërore u arrestua dhe në opinion arritën keqkuptime të brendshme, të cilat nuk kanë ndodhur deri më tani.

Hamza dhe Abdullah ishin djemtë e mbretit Husein, i cili sundoi Jordaninë për gati gjysmë shekulli deri në vdekjen e tij në vitin 1999.

Pas kurorëzimit të tij, Abdullah e emëroi Hamzën si trashëgimtar të fronit, por në vitin 2004 ia hoqi titullin.

Hamza u vendos në arrest shtëpiak edhe prillin e kaluar për komplot të dyshuar për të destabilizuar këtë monarki pro-perëndimore Hashemite.

Princi Hamza i kërkoi falje mbretit në mars, duke gjykuar nga një letër nga pallati mbretëror, dhe shprehu shpresën se një faqe e re mund të kthehej në këtë kapitull në historinë e vendit dhe familjes së tyre. sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle