0_Infopako.Portal SQ0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQ

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për çështje evropiane, për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Shkup, 9 korrik 2021 (MIA) –

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji duhet t’I shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, në lexim të dytë dhe Propozim-ligjin për ndrysjhim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditës të propozuar të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në lexim të dytë dhe disa propozim-ligje nga fusha e mjedisit jetësor. Bëhet fjalë për: Propozim-ligjin për menaxhim me mbeturinat, Propozim-ligjin për menaxhim me bateritë dhe akumulatorët dhe bateritë dhe akumulatorët mbeturina, Propozim-ligjin për menaxhim me rrjedha shtesë të mbeturinave…, të gjithë në lexim të dytë.

Në rend dite të mbledhjes është edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënies së shërbimeve në shërbim shtetëror, në lexim të dytë.

Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të RMV-së për vitin 2021, në lexim të dytë është pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për financim dhe buxhet.

Komisioni ligjdhënës-juridik do të mbajë tre mbledhje, të 66-tën, 74-tën dhe 75-tën. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle