0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Mbetet edhe një javë deri në fund të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale

Kopshte të reja, rrugë, komuna urbane dhe të digjitalizuara janë pjesë e premtimeve të partive politike, në suaza të zgjedhjeve lokale. Partitë politike dhe kandidatët e tyre edhe dje vazhduan me promovimin e programeve të tyre për zgjedhjet e ardhshme. Deri në fund të fushatës parazgjedhore  mbetet edhe një javë, pas së cilës më 16 tetor vijon heshtja zgjedhore.

Shkup, 9 tetor 2021 (MIA) – Kopshte të reja, rrugë, komuna urbane dhe të digjitalizuara janë pjesë e premtimeve të partive politike, në suaza të zgjedhjeve lokale. Partitë politike dhe kandidatët e tyre edhe dje vazhduan me promovimin e programeve të tyre për zgjedhjet e ardhshme. Deri në fund të fushatës parazgjedhore  mbetet edhe një javë, pas së cilës më 16 tetor vijon heshtja zgjedhore.

Nga Dibra, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë porositi se në 20 vitet e fundit përpjekjet e tyre ishin kahëzuar drejt përparimit të kuadrove, për shkak të synimit drejt BE-së.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet nuk duhet të jenë gladiator por një ditë feste, në të cilën sikur edhe deri tani do të tregohet  dinjiteti dhe marrëdhënia e civilizuar. Ai porositi se e kaluara nuk duhet të harrohet  por edhe asnjëherë të mos përsëritet.

“Ne kemi hapur një kapitull të ri, Agjendën e gjelbër, me ekip të mirë dhe vizion, andaj këtë agjendë duhet të çojmë përpara”, tha Ahmeti.

Në karvanin zgjedhor “Më e mira për komunën time” të udhëhequr nga LSDM-ja, lideri i partisë Zoran Zaev nga Koçani mbrëmë porositi se për to nuk ka qytetarë dhe komuna të rëndësishme dhe të parëndësishme, ndërsa këtë e kanë treguar në vepra me mbi 7000 projekte të realizuara në të gjitha komunat.

Ai shtoi se katër vjet e zhvillojnë shtetin në plan ndërkombëtar, ndërsa komunat zhvillohen në plan vendor, e përparojnë cilësinë e jetës, ndërsa rritet edhe standardi jetësor.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë nga mitingu në komunën Butel e akuzoi Zaevin se pesë vjet  premton inkuadrim  në BE.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në mitingun në komunën Gazi Babë tha se beson te shteti dhe populli dhe qynon drejt krijimit të së ardhmes  për të gjitha gjeneratat.

Fushata vazhdon edhe sot. Karvani “Më e mira për komunën time”, e udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë e pranishme mes qytetarëve  të Rostushes, Dibrës, Vevçanit, Strugës, ndërsa ngjarja qendrore do të mbahet në Ohër.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle