0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Mbështetje nga Irlanda për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Majkëll Martin, kumtoi presh shërbimi qeveritar.

Bërdo afër Kranjës, 6 tetor 2021 (MIA) –  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Majkëll Martin, kumtoi presh shërbimi qeveritar.

Në takimin, në të cilin mori pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të mira miqësore, por edhe mundësi të hapura për zhvillimin e tyre plotësuese, veçanërisht në bashkëpunimin në planin ekonomik.

Kryeministri Zaev si veçanërisht të rëndësishme e vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Republikës së Irlandës për procesin tonë të integrimit evropian si mirënjohje për kontributin tonë për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së dhe i transmetoi kryeministrit Martin se Qeveria vazhdon në mënyrë intensive të punojë në këtë çështje.

Në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella, dy kryeministrat u pajtuan të vazhdojë dhe të intensifikohet bashkëpunimi edhe përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë midis Republikës së Irlandës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus në bashkëpunimin ekonomik.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle