Futboll SQSport SQSport.Slajder SQ

Mbape refuzoi të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me PSZH-në

Sulmuesi i Pari Sen-Zhermen, Kiljan Mbape, me siguri do ta braktisë klubin francez, shkruan “Marka”.

Madrid, 16 gusht 2021 (MIA) – Sulmuesi i Pari Sen-Zhermen, Kiljan Mbape, me siguri do ta braktisë klubin francez, shkruan “Marka”.

Sipas gazetës spanjolle, francezi 22-vjeçar nuk ka për qëllim të nënshkruajë kontratë të re gjashtëvjeçare me ekipin dhe shpreson se do të transferohet në Real këtë verë.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon vitin e ardhshëm.

Sezonin e kaluar Mbape mori pjesë në 47 ndeshje në të gjitha turnetë, në të cilat i shënoi 42 gola dhe 11 asistime.

Interesim për angazhimin e Mbapes ka shprehur edhe Liverpuli.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle