0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

MASH: Racione të subvencionuara mund të shfrytëzojnë studentët e rregullt në Universitetet shtetërore dhe private

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për racion të subvencionuar të studentëve në vlerë mujore prej 2.400 denarë do të kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për racion të subvencionuar të studentëve në vlerë mujore prej 2.400 denarë do të kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private.

Kjo mbështetje financiare do të startoj nga muaji tetor i këtij viti. Studentët, për të marrë mjete, përveç që duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet në vazhdim; të mos jenë në marrëdhënie të rregullt të punës; të mos jenë të regjistruar si bujq individual; të mos kenë të ardhura mujore me asnjë bazë më të madhe se neto paga minimale në vitin vijues.

E drejta e subvencionimit të racionit për studentë do të realizohet përmes aplikimit, për çka MASH-i në kohë do ta njoftojë opinionin. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle