0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Mariçiq: Qëllimi është regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë, nga vlerësimet e ESHS-së do të sillen vendime për më tej

Enti Shtetëror për Statistikë bën përpjekje maksimale deri në fund të ditës së nesërme të kompletohet regjistrimi. Qëllimi ynë është të gjithë qytetarët të regjistrohen dhe asnjë të mos ngelet i paregjistruar, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Shkup, 29 shtator 2021 (MIA) – Enti Shtetëror për Statistikë bën përpjekje maksimale deri në fund të ditës së nesërme të kompletohet regjistrimi. Qëllimi ynë është të gjithë qytetarët të regjistrohen dhe asnjë të mos ngelet i paregjistruar, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Informacionet deri më sot, siç theksoi, janë se së shpejtë, 1,8 milionë qytetarë janë regjistruar.

“Ka akoma punë deri nesër, atë që e di është se disa rajone të caktuara janë regjistruar plotësisht dhe ata regjistrues që e kanë kryer punën atje vijnë në rajonet ku akoma ka nevojë që të bëhet regjistrimi. Janë hapur pika shtesë ku qytetarët vet mund të regjistrohen nëse nuk kanë qenë në shtëpi ose për ndonjë arsye tjetër deri më tani nuk janë regjistruar”, tha Mariçiq.

Shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me Entin për Statistikë dhe në bazë të vlerësimeve dhe informacioneve të tyre do të sjellin vendime për më tej.

“Qëllimi ynë është regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë ligjor, nëse ka ndonjë gjë tjetër me kohë do ta njoftojmë opinionin”, konstatoi Mariçiq. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle