Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Mariçiq: Pero Kostadinov është dëshmuar si më i miri për Vallandovën

LSDM-ja dhe koalicioni mbajtën tribunë qytetare në Vallandovë në të cilën u prezentua programi i kandidatit për kryetar komune, Pero Kostadinov, si edhe kandidatët për këshilltarë.

Vallandovë, 4 tetor 2021 (MIA) – LSDM-ja dhe koalicioni mbajtën tribunë qytetare në Vallandovë në të cilën u prezentua programi i kandidatit për kryetar komune, Pero Kostadinov, si edhe kandidatët për këshilltarë.

Në tribunë mori pjesë edhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq, i cili qytetarët e Vallandovës i porositi se Kostadinov është dëshmuar si më i miri për komunën.

“Para katër vitesh karvani i LSDM-së njëjtë e vizitoi Vallandovën. Atëherë ua prezentuam kandidatin tonë shokun Pero dhe ju thamë: Miq, ky i ri dhe energjia e tij janë pikërisht ato që i nevojitet qytetit tuaj. Tani katër vite më vonë mundemi lirisht t’u shikojmë në sy dhe t’u themi – Vallandova më nuk është i njëjti qytet. Vallandova është më e zhvilluar, më e pastër, me infrastrukturë të përmirësuar. A ju kujtohet se si dukej qyteti para katër vitesh dhe si duket tani? Dallimi është i madh. besoj në katër vitet e ardhshme do ta përjetojë ndryshimin e plotë urban”, tha Mariçiq para qytetarëve të pranishëm duke ju bërë thirrje të votojnë për Kostadinovin dhe për listën e këshilltarëve të LSDM-së me numër rendor 12.

Kandidati për kryetar të Vallandovës, Pero Kostadinov e kërkoi edhe njëherë besimin nga bashkëqytetarët e tij për fitore që në raundin e parë, duke premtuar projekte të reja. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle