0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQEkonomi SQ

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit. Kjo parashihet me Marrëveshjen për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullimin e komunikacionit hekurudhor, që u nënshkrua sot. Këtë marrëveshje e nënshkruan ministri i Financave të RMV-së, Fatmir Besimi dhe ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, që u mbajt në Shkup.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle